Egnatia, Dinamo, Vllaznia dhe Partizani do të luftojnë për titullin kampion

- Bota Sot

Egnatia, Dinamo, Vllaznia dhe Partizani do të luftojnë për titullin kampion

Egnatia, Dinamo, Vllaznia dhe Partizani do të luftojnë mes tyre për titullin kampion të Superiores. 4 ekipet ndajnë mes tyre vendet e para në klasifikim dhe ndodhen në zonën e “Final – Four”.

Por cila prej skuadrave ka sulmi dhe mbrojtjen më të mirë deri më tani? Nga renditja shikojmë se Vllaznia e Thomas Brdaric  ka arritur të shënojë më shumë gola se kundërshtarët.

Shkodranët kanë tundur rrjetën 47 herë, 1 më shumë se Dinamo që ndodhet në vendin e 2-të.

Pas tyre vjen Egnatia me 41 gola të shënuar dhe në fund ndodhet Partizani me vetëm 34 rrjeta. Ndërkohë për mbrojtjen më të mirë ndodhet Egnatia me 23 gola të pësuar.

Më pas vijnë Partizani me 28-të, Dinamo me 30 dhe 34 gola ka pësuar Vllaznia.



Lexoni të gjitha në Bota Sot