Te Shkupi janë të përlotur, anulohet stërvitja

- Bota Sot

Te Shkupi janë të përlotur, anulohet stërvitja

Nuk i bëjnë ballë humbjes së bashkëlojtarit në tragjedinë e Koçanit.

Vdekja tragjike e futbollistit të Shkupit, Andrej Lazarov, ka prekur thellë stafin dhe futbollistët shkupjan. 

Sot u tubuan në teshatore por nuk stërviten. 

“Me një boshllëk të madh dhe dhimbje të pafund pas humbjes të Andrej Lazarovit, sot tentuam ti rikthehemi procesit stërvitor. 

Megjithatë, stërvitja e sotme u anulua me kërkesë të lojtarëve!

Stërvitjet dhe vazhdimi i sezonit do të jenë më të vështirat ndonjëherë për ne, por do të luajmë për të, me të dhe në nder të tij.

Andrej do të jetë gjithmonë pjesë e familjes sonë!”, ka njoftuar FC Shkupi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot