Klubi i futbollit të femrave Ulpiana 1992 ka shprehur indinjatën e thellë ndaj vendimit të Komisionit të Garave të futbollit të femrave pranë FFK-së, duke e cilësuar atë të njëanshëm dhe të padrejtë.
Sipas KFF Ulpiana 1992, vendimi bie ndesh me nenin 12 të propozicionit të garave, i cili specifikon se në rast se nuk është prezent personi adekuat mjekësor, ndeshja nuk mund të fillojë dhe se klubi nikoqir ka 15 minuta kohë për ta siguruar atë.
Reagimi i KFF Ulpiana:
KFF Ulpiana 1992 me indinjatë të thellë reagon ndaj vendimit të njëanshëm të marrur sot nga Komisioni i Garave i futbollit të femrave pranë FFK-së.
Pra, siq shihet qartë në nenin 12 të propozicionit të garave që: nëse nuk është personi adekuat mjekësor prezent, ndeshja nuk mund të filloj dhe klubi nikoqir obligohet që brenda 15 minutave të sigurojë personin mjekësor qoftë mjek apo fituoterapeut, e jo si në rastin konkret ku ndeshja zhvillohet dhe përfundon me rezultat zyrtar 1 me 1 dhe pas ankesës të bërë nga klubi mysafir, Komisioni pa bazë juridike ndeshjen e regjistron ndeshjen me rezultat zyrtar në favor të ekipes mysafire.
KFF Ulpiana 1992 nuk do të rrijë duarkryq karshi këtij vendimi amatoresk të vendosur nga ky komision, do të ankohet në të gjitha instancat përkatëse siq parashihen në aktet normative të FFK-SË që janë në fuqi.