Argjentina në emergjencë totale në sulm

- Bota Sot

Argjentina në emergjencë totale në sulm

Një 4-5-1 për t’iu bërë ballë mungesave në sulm. Argjentina është përballë dy sfidave delikate në kualifikimet e Kupës së Botës 2026, ndërsa do të ketë mungesa të theksuara.

Në fakt, trajneri Lionel Scaloni do të jetë jashtëzakonisht i hendikepuar pasi s’do të mundë të llogarisë në treshen kryesore të sulmit, Lionel Messi – Lautaro Martinez – Paulo Dybala.

Pasi e humbi sulmuesin e Romës, i cili u lëndua në ndeshje me Cagliarin (tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majtë dhe mund të mungojë një muaj e gjysmë), Scaloni s’do të mundë të llogarisë as në sulmuesin e Interit, po ashtu i ndalur nga një lëndim muskulor në këmbën e majtë. As Messi s’është i gatshëm për këto ndeshje…

Kështu, trajneri i kampionëve të botës do të jetë i detyruar të luajë me vetëm një sulmues, përpara do të jetë veç Julian Alvarez.

Kështu, do të shkohet me një mesfushë me pesë lojtarë, me De Paul, Enzo Fernandez e Mac Allister në mes dhe me Nico Gonzalez e Giuliano Simeone në krahë.

Situatë komplekse kjo për “Albiceleste”, të cilët duan ta kalojnë si të munden këtë xhiro të kualifikimeve për t’i mirëpritur më pas yjet e tyre në grumbullimin e qershorit.

Formacioni i mundshëm i Argjentinës (4-5-1): Martinez; Molina, Otamendi, Romero, Tagliafico; Giuliano Simeone, De Paul, Fernandez, Mac Allister, Gonzalez; Alvarez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot