Foot Mercato pretendon se ka zbuluar planet e Barcelonës për merkaton e verës.
Sipas saj, klubi katalanas po ndjek me kujdes zhvillimet në Liverpool për situatën e yllit Mohamed Salah, një objektiv i kahershëm i drejtuesve për në “Camp Nou”.
Me rritjen ekonomike të muajve të fundit, Barcelona mendon se e përballon pagën e lartë të egjiptianit, i cili nuk do të rinovojë kontratën në “Anfield”.
Barcelona po tenton të përfitojë nga fakti që Salah në verë del si lojtar i lirë.
Pra, Barcelona mjafton të paguajë një bonus mirëseardhjeje dhe Salah nuk do të kushtojë më shumë se 10-15 mln euro.