Hojlund shpjegon festimin pas golit ndaj Portugalisë

- Bota Sot

Hojlund shpjegon festimin pas golit ndaj Portugalisë

Rasmus Hojlund ka mbrojtur festimin e tij pas golit vendimtar që shënoi për Danimarkën kundër Portugalisë, duke theksuar se nuk kishte për qëllim të tallej me “idhullin” e tij, Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi i Manchester United realizoi me qetësi pas një krosimi nga Andreas Skov Olsen, duke siguruar fitoren në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve.

Pas golit, ai festoi duke imituar lëvizjen ikonike “sui” të yllit portugez.

“Nuk ishte për ta tallur apo për asgjë tjetër. Gjithmonë kam thënë që ai ka pasur një ndikim të madh tek unë dhe karriera ime në futboll,” tha Hojlund për transmetuesin danez TV2.

“Po luaj kundër futbollistit më të mirë në botë, idhullit tim, dhe të shënoj golin e fitores është diçka e pabesueshme.

“Të shënosh kundër tij dhe Portugalisë është diçka e madhe. E kam parë për herë të parë në vitin 2009, kur shënoi nga një goditje dënimi, dhe që atëherë jam bërë tifoz i tij.”

Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid, Ronaldo, i cili tani luan për klubin saudit Al Nassr, zhvilloi të gjithë 90 minutat për Portugalinë.

Goli i Hojlund në minutën e 78-të erdhi pas një serie pozitive për të, pasi kishte gjetur rrugën e rrjetës edhe fundjavën e kaluar në Premier League ndaj Leicester-it, duke i dhënë fund një thatësire prej 21 ndeshjesh pa gol..



Lexoni të gjitha në Bota Sot