Rudiger e bën të qartë

- Bota Sot

Rudiger e bën të qartë

Dy vite te Roma, pastaj shpërthimi te Chelsea dhe më në fund transferimi te Real Madridi, ku rritja e tij ka qenë e jashtëzakonshme. Antonio Rudiger, mbrojtësi i “Los Blancos” dhe i Gjermanisë, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Italisë, duke sqaruar të ardhmen e tij në nivel klubesh.

Rudiger e ka bërë të qartë se ka një lidhje të fortë me Italinë, ku kaloi dy sezone me fanellën e Romës: “Italia për mua ka qenë shumë e rëndësishme në të kaluarën, kam mësuar shumë në aspektin mbrojtës. Më ka pëlqyer shumë jeta atje, sidomos ushqimi. Italia ka makaronat dhe ushqimin më të mirë.

Aty janë klube si Roma, Napoli, Juventus, Inter, Milan, të gjitha klube të mëdhenj dhe me rëndësi”.

Megjithatë, për momentin, ai e sheh të ardhmen ende te Real Madridi: “Në futboll nuk i dihet kurrë, por jam shumë i lumtur aty ku jam. Pra, nuk mendoj për të ardhmen, jam i fokusuar tërësisht te Real Madridi”.

Këtë sezon, Rudiger ka luajtur 25 ndeshje në La Liga dhe 41 në total, duke shënuar edhe 2 gola në Champions League. Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2026, por për momentin nuk ka asnjë problem rinovimi. Përveç ndonjë të papriture të madhe, Rudiger pritet të qëndrojë te Real Madridi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot