Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, rikthehet në skuadër pas mungesës në Ligën e Kombeve dhe u shpreh se ka gjetur një atmosferë mjaft pozitive.
A mund të arrihet kualifikimi në Botëror?
"Thonë që ëndrrat nuk janë të mundura, por besoj që disa ëndrra edhe realizohen.
Dhe pse jo. Nuk besoj që më herët njerëzit mendonin se Shqipëria do të kualifikohet dy herë në Europian.
Ne jemi një ekip më i vogël se Anglia, por kemi një qëllim. Duhet të provojmë sepse mundësitë i kemi, të japim gjithçka dhe në fund shikohet rezultati.
Por duhet të japim gjithçka në fushë dhe pastaj nëse arrijmë, është një sukses", thotë Gjimshiti.