Haraldsson e pranon fajin për ndeshjen me Kosovën

- Bota Sot

Haraldsson e pranon fajin për ndeshjen me Kosovën

Futbollisti Hakon Arnar Haraldsson ka marrë përgjegjesinë (ka pranuar fajin) për golin e dytë që shënoi Kosova. 

Ai tha se skuadra islandeze mund të përmirësohet shumë në ndeshjen e dytë përkatësisht të së dielës (18.00) në Murcia.

Mbërmë djelmoshat e Kosovës i shkaktuan humbje me rezultat 2:1 Islandës, në takimin e parë të play-off-it për një vend në Ligën B të Kombeve.  

Gazetari sportiv Aron Guomundsson ka folur me futbollistin  Haraldsson.

"Ishim shkëlqyeshëm në pjesën e parë. Ata e nisin pjesën e dytë shumë mirë dhe më pas ne pësuam gol.

Performanca është e mirë dhe ka shumë gjëra që ne bëjmë mirë. Shumë gjëra mund ti përmirësojmë", tha futbollisti transmeton faqja islandeze “Visir”.
Hakon Arnar Haraldsson humbi topin në një pozicion të rrezikshëm dhe Elvis Rexhbecaj e shfrytëzoi atë duke shënuar një gol të bukur. 

"Mendoj se ai më faulloi. Unë kthehem dhe ai nuk i afrohet topit dhe më pas ai më ngreh ndërsa unë po kthehem dhe nuk mund të bëj asgjë. Jam lodhur që ata as nuk e shikojnë këtë, nuk ishte e mundur të flisja me arbitrin.

Nuk mund të bëhej shumë për këtë tani, por mendova se ishte një faull", ka thënë Haraldsson.

Ndeshja e dytë e skuadrave do të zhvillohet të dielën në Spanjë dhe do të përcaktojë Kosova apo Islanda do të jenë në Ligën B të Ligës së Kombeve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot