Sulmuesi argjentinas pëlqehet shumë nga zikaltërit

- Bota Sot

Sulmuesi argjentinas pëlqehet shumë nga zikaltërit

Interi ka vënë në shënjestër Santiago Castron.

Sulmuesi argjentinas pëlqehet shumë nga zikaltërit, të cilët e shohin si përforcimin ideal për repartin ofensiv. Megjithatë, problemi kryesor mbetet çmimi i lartë që kërkon Bologna: 40 milionë euro.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi po mendon një mënyrë për ta ulur këtë shifër, duke përfshirë në marrëveshje Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar vlerësohet shumë nga trajneri Vincenzo Italiano dhe drejtori sportiv Sartori, ndaj mund të bëhet pjesë e tratativave mes dy klubeve.

Gjithashtu, në diskutime mund të përfshihet edhe Giovanni Fabbian, i cili ka një klauzolë prej 12 milionë euro në favor të Interit. Kjo e bën edhe më komplekse dhe të ndërlikuar negociatën për Castro, por gjithashtu hap një mundësi reale për Interin, që të sigurojë shërbimet e sulmuesit të ri argjentinas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot