Nevil Dede për nisjen e rrugëtimit në Botëror: Për të shkuar atje, Shqipëria duhet të mundë një pretendent

- Bota Sot

Nevil Dede për nisjen e rrugëtimit në Botëror: Për të shkuar atje, Shqipëria duhet të mundë një pretendent

Nevil Dede mendon se Shqipëria duhet të tentojë të bëjë mrekullinë që sot ndaj Anglisë në “Wembley” për të synuar ëndrrën e Botërorit. I ftuar në studion e “Sport News” në “News 24”, ai theksoi se kuqezinjtë duhej të synonin vendin e parë nëse kërkonin të bënin realitet këtë ëndërr.

Ëndërr është deri në këto momente se derisa nuk kemi marrë pjesë më parë, do të thotë që duam të realizojmë një ëndërr. Do të thotë që duam, sot është fillimi, një aventurë e re, sidomos për fillimin e Kombëtares se të gjithë jemi me mendje e zemër atje. Duam të shohim një paraqitje të mirë, të krenohemi mbi të gjitha.

Derisa themi duam të shkojmë në Botërorë, edhe për herë të parë që shkuam, e fituam në Portugali.

Por nuk jam dakord që nuk kemi kundërshtar Anglinë. Edhe vetë kam qenë me mendimin që ne kemi kundërshtar Anglinë.

Por duhet të dalim të parët, pastaj nuk i dihet se si shkon me vendin e dytë, se playoff është e vështirë. Ne duhet të bëjmë pikët e duhura për të dalë të parët e shkuar, kjo është ëndërr.

Anglia nuk është pretendente vetëm për të dalë e para, por edhe për të fituar Botërorin. Ne duhet të pretendojmë që të mundim një pretendent për të bërë ëndrrat tona realitet”, tha Dede.



Lexoni të gjitha në Bota Sot