Mediumi zviceran “Blick” sonte ia ka kushtuar një shkrim yllit nga Kosova, “Granit Xhaka.
Siç e ka bërë publike tashmë “Blick”, Leonita Xhaka, bashkëshortja e kapitenit të kombëtares së Zvicrësi, Granit Xhaka (32), solli në jetë fëmijën e tyre të tretë mëngjesin e së hënës në orën 9.00.
Emri i foshnjës: Neyana Xhaka. Kjo është vajza e tretë e çiftit pas Ayanas dhe Laneyas në vitin 2019 përkatësisht 2021.
Foto e postuar nga Xhaka
Lajmin e bukur të premten e ka ndarë edhe kapiteni i Zvicrës në llogarinë e tij në Instagram.
Ai shkroi: “Zemrat tona janë më të mbushura se kurrë”.