Barcelona ndryshon mendim

- Bota Sot

Barcelona ndryshon mendim

Edhe pse Raphinha është një nga top lojtarët më kryesor të Barcelonës për këtë sezon, braziliani mund të largohet në verë nga katalanasit.

Interesi për të është shumë i madh si brenda Europës, ashtu edhe jashtë, sidomos në ligën arabe, ku ekipet atje janë të gatshme të bëjnë “çmendurinë” për yllin brazilian.

E vetëdijshme për interesin e madh ndaj Raphinha-s, Barcelona ka vendosur një kusht të vetëm për largimin e mundshëm të brazilianit. Ai do të largohet nga katalanasit vetëm nëse paguhet shifra 120 milionë euro, një shifër mëse e justifikueshme për paraqitjet dhe formën që ai ka treguar këtë sezon.

Drejtuesit e Barcelonës mendojnë se me këtë shifër ata mund të gjejnë një zëvendësues të denjë për brazilianin.

Dëshira e Raphinha-s është të qëndrojë ende te katalanasit, por ndoshta mund të ndërrojë mendje deri në verë duke parë ofertat e jashtëzakonshme dhe tepër joshëse nga ana ekonomike për të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot