Një episod shumë interesant ka ndodhur mbrëmë në “Wembley” në përfundim të ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë, e cila u fitua 2-0 nga “Tre Luanët”.
Në fund të ndeshjes, kapiteni Berat Gjimshiti shkoi të takonte tifozët kuqezi në tribunën ku ata gjendeshin ku u njoh dhe me ankesën e tyre, e cila ka të bëjë me vendimin e fundit të FSHF-së në lidhje me biletat për takimet e Kombëtares.
Instituticioni më i lartë i futbollit në vend ka hequr rezervimet e biletave për grupimin më të madh të Kombëtares “Tifozat KuqeZi”, dhe ka vendosur që biletat do blihen vetëm në sistemin online, gjë që nuk është pritur mirë prej tyre.
Tifozët e Kombëtares i ankohen Gjimshitit për biletat, kapiteni kuqezi iu premton se do flasë direkt me Dukën për këtë çështje.
“Si? Nuk ju lanë jashtë apo atje në Shqipëri? Ok, do flas unë me Armand Dukën”, dëgjohet të thotë Gjimshiti.