Liverpooli ka sytë te zëvendësuesi i Salahut – kushton 120 milionë euro

- Bota Sot

Liverpooli ka sytë te zëvendësuesi i Salahut – kushton 120 milionë euro

Fichajes raporton se Liverpooli është gati të bëjë një përpjekje të madhe financiare për të nënshkruar Rodrygon nëse Mohamed Salah nuk rinovon kontratën e tij.

Raportimet nga Anglia sugjerojnë se klubi, i drejtuar nga Arne Slot, planifikojnë t’i ofrojnë 120 milionë euro Real Madridit për të siguruar sulmuesin brazilian.

Rodrygo, me kontratë me Real Madridin deri në qershor 2028, është bërë një lojtar kyç nën drejtimin e Carlo Ancelotti, pavarësisht ardhjes së Kylian Mbappes.

Ai nuk ka ndërmend të largohet dhe shpreson të vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu, duke synuar të bëhet legjendë e klubit.

Ndërsa Liverpool e sheh Rodrygon si zëvendësuesin ideal për Salah, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në Anfield, Real Madrid nuk ka ndërmend ta shesë atë.

Klubet e shohin atë si një pjesë kyçe të projektit të tyre afatgjatë dhe do të konsideronin vetëm ofertat që plotësojnë klauzolën e tij të lirimit.

Pavarësisht interesimit nga Liverpooli dhe Manchester City, Rodrygo mbetet i fokusuar në të ardhmen e tij në Real Madrid, ku shpreson të fitojë më shumë tituj dhe të bëhet një ikonë e futbollit global.



Lexoni të gjitha në Bota Sot