Marseja dhe Roma, gati të bëjnë oferta për të blerë lojtarët e Milanit

- Bota Sot

Marseja dhe Roma, gati të bëjnë oferta për të blerë lojtarët e Milanit

Pesë ndeshje si titullar dhe paraqitjet cilësore kanë bërë që Olimpiku i Marsejës të jetë i gatshëm për blerjen e Ismael Benaserit që tani.

Francezët kanë kontaktuar kolegët e tyre milanistë për të ushtruar të drejtën e blerjes së algjerianit, e cila është përcaktuar në vlerën e 12 milionë eurove. Edhe vetë mesfushori duket i bindur për zgjedhjen e bërë në janar kur vendosi të linte kuqezinjtë.

Situata analoge për Aleksis Salmakersin. Ky i fundit ka shënuar gjashtë herë dhe ka dhuruara 5 asitet në 26 prezenca si verdhekuq, çka ka bërë që drejtuesit romanë të kërkojnë blerjen e tij.

Investimi i pritur është te 10-15 milionë euro, ndërkohë që te Milani nuk duan ta lëshojnë pa arkëtuar të paktën 20 milionë euro. Sidoqoftë, fati i belgut do të varet nga trajneri i ardhshëm i “Djallit” dhe planet e tij, pavarësisht se Salmakers nuk e ka fshehur rehatinë që ka gjetur në Romë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot