Correa për 15 milionë, Milani bëhet gati të largojë Kamardën

- Bota Sot

Correa për 15 milionë, Milani bëhet gati të largojë Kamardën

Sipas “Fichajes.net”, Angel Correa po mendon të ndryshojë skuadrën,.

Sipas zërave të fundit, Milani është shumë i interesuar për ta blerë sulmuesin e Atletikos së Madridit. I njëjti portal konfirmon se argjentinasi do të ishte sulmuesi ideal për Milanin për shkak të aftësisë së tij për të luajtur në pozicione të ndryshme të vijës së parë.

Oferta mund të jetë nga 10 deri në 15 milionë euro dhe transferimi do të gjende edhe miratimin e 29- vjeçarit që nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur në Serinë A.

Më tepër te kuqezinjtë që e kanë pasur si objektiv edhe në vitet e kaluara. Në sulmin e “Djallit” ka shumë dyshime dhe pak siguri.

Santiago Himenez dhe Pulisiç janë ata që e kanë pothuajse të garantuar vendin e tyre teksa për të tjerët do të ketë vlerësime merkatoje dhe përputshmërie me skemat e trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e Milanit.

Mes sulmuesve në largim edhe Françesko Kamarda. Për të klubi pranon vetëm opsionin e huazimit në mënyrë për të përshpejtuar rritjen e tij profesionale. 17-vjeçari nuk është kundër kësaj ideje siç e konfirmon vullneti që shfaqi në janar kur kërkoi huazimin sezonal te Monza. Nëse në dimër drejtuesit refuzuan, situata mund të ndryshojë gjatë merkatos së verës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot