Zemërimi në Groenlandë për vizitat këtë javë nga Usha Vance dhe Mike Ualtz

- Bota Sot

Zemërimi në Groenlandë për vizitat këtë javë nga Usha Vance dhe Mike Ualtz

Usha Vance, gruaja e zv.presidentit amerikan JD Vance, do të udhëtojë në Groenlandë këtë javë, ndërsa Presidenti Donald Trump i përmbahet idesë së një aneksimi nga SHBA të territorit strategjik, gjysmë autonom danez.

Vance do të vizitojë Groenlandën të enjten me një delegacion amerikan për të vizituar vendet historike, për të mësuar rreth trashëgimisë së territorit dhe për të marrë pjesë në garën kombëtare të qenve, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Delegacioni do të kthehet në SHBA më 29 mars. Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, dhe sekretari i energjisë, Chris Wright, do të udhëtojnë gjithashtu në Groenlandë, duke vizituar një bazë ushtarake amerikane në Groenlandë, tha një zyrtar amerikan.

Duke folur të dielën për gazetën groenlandeze Sermitsiaq, kryeministri i Groenlandës, Múte Egede, tha se vizita e Waltz ishte një “provokim”.

“Qëllimi i vetëm është të na tregohet një demonstrim fuqie dhe sinjali është të mos keqkuptohemi,” tha ai. “Ai është këshilltari konfidencial dhe më i afërt i Trump, dhe vetëm prania e tij në Groenlandë sigurisht që do t’i bëjë amerikanët të besojnë në misionin e Trump dhe presioni do të rritet pas vizitës.

Qeveritë e Groenlandës dhe Danimarkës kanë shprehur kundërshtime ndaj një lëvizjeje të tillë.

Qeveria e Groenlandës, e cila është në një periudhë të përkohshme pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 marsit të fituara nga një parti që favorizon një qasje të ngadaltë ndaj pavarësisë nga Danimarka, nuk iu përgjigj kërkesave për komente.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha në një koment me shkrim duke reaguar ndaj lajmeve të vizitës se “kjo është diçka që ne e marrim seriozisht”. Ajo tha se Danimarka dëshiron të bashkëpunojë me SHBA-në, por duhet të jetë bashkëpunim i bazuar në “rregullat themelore të sovranitetit”.

Ajo shtoi se dialogu me SHBA-në lidhur me Grenlandën do të zhvillohet në koordinim të ngushtë me qeverinë daneze dhe qeverinë e ardhshme të Groenlandës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot