Media kroate për problemin e mbrëmshëm: Të zemëruar me Serbinë, tradhti ndaj Kosovës

- Bota Sot

Media kroate për problemin e mbrëmshëm: Të zemëruar me Serbinë, tradhti ndaj Kosovës

Kombëtarja shqiptare ka një nga grupet më të organizuara të tifozëve në Europë, por javët e fundit ka nisur një konflikt mes tyre dhe Federatës së Futbollit, shkruan mediumi kroat “Net”.

“Tensionet kulmuan në ndeshjen kualifikuese ndaj Andorrës, kur tifozët e grupit Tifozat ‘Kuq e Zi’ u larguan masivisht nga tribuna duke brohoritur kundër presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armend Dukës.

Shkak i konfliktit është bërë vendimi i Shqipërisë për organizimin e përbashkët të Kampionatit Evropian U-21 me Serbinë, të cilin tifozët e perceptojnë si tradhti ndaj Kosovës.

Për tu mbyllur gojën, Federata nuk i ka lejuar që të marrin bileta, por disa kanë gjetur ende një mënyrë për të shkuar në stadium.

Pas ndeshjes ata dërguan një mesazh të qartë: ‘Mallkuar qoftë ai që nuk do që të jemi bashkë”.

Një përçarje e tillë mund të ndikojë në ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Botërorit, kur Shqipëria dhe Serbia do të takohen në Tiranë në qershor.

Kjo është një ndeshje vendimtare për vendin e dytë në grup dhe mungesa e mbështetjes nga tribunat do të ishte një handikap i madh për ekipin vendas”, shkruan mes të tjera media kroate.



Lexoni të gjitha në Bota Sot