Klubi rrogozhinas nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Vllazninë

- Bota Sot

Klubi rrogozhinas nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Vllazninë

Egnatia do të luajë këtë të enjte përballë Vllaznisë, supersfidën e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, nis në orën 20:00.

Tashmë, klubi rrogozhinas ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë duel mjaft interesant.

Në tribunën A dhe B, çmimi i biletës është 200 lekë.

Ndërkohë në tribunën ballore, një biletë kushton 200 lekë.

Një çmim më i lartë është ai për sektorin e miqve.

Pra tifozët shkodran duhet të paguajnë 500 lekë për të ndjekur nga shkallët e stadiumit ndeshjen mes Vllaznisë së tyre dhe Egnatias.



Lexoni të gjitha në Bota Sot