Dinamo nxjerr në shitje biletat

- Bota Sot

Dinamo nxjerr në shitje biletat

Dinamo – Partizani padiskutim është supersfida e kësaj jave. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00 në “Elbasan Arena”. Një përballje mjaft e luftur pritet mes skuadrave që kërkojnë 3 pikët në derbin mes tyre.

Një takim klu fitorja vlen më shumë se 3 pikë, vlen për prestigj dhe krenari.

Skuadra e Ilir Dajës si pritëse do të tentojë fitoren në shtëpi.

Klubi dëshiron që tifozët të mbështesin sa më shumë ekipin në një duel mjaft delikat. Klubi ka nxjerrë pikërisht për këtë përballje në shitje biletat.

Çmimet e tyre fillojnë nga 500 lekë në tribunën G3 që është e miqve, duke vazhduar me 700 lekë te tribunat D, E , F dhe 1000 lekë  te tribunat A dhe B, ndërsa 1500 kushton bileta për të tribuna VIP.



Lexoni të gjitha në Bota Sot