Ish futbollisti i Ballkanit të Therandës: Një nga momentet më të mira në karrierën time

- Bota Sot

Ish futbollisti i Ballkanit të Therandës: Një nga momentet më të mira në karrierën time

Dy gola kundër Libanit në debutimin e tij me fanellën e kombëtares së Malit të Zi, më pas një gol kundër Lituanisë në kualifikueset e Kampionatit Evropian dhe mbrëmë një tjetër gol – më i rëndësishmi deri tani për Edvin Kuç, ish futbollistin e Ballkanit të Therandës, kampion në fuqi i Kosovës.

Mbrëmë në Nikshiq, në minutën e 90+6, Edvin Kuç shënoi kundër Ishujve Faroe dhe Mali i Zi festoi fitoren me rezultat 1:0 në kuadër të xhiros së dytë të kualifikueseve ppër Kampionatin Botëror.

"Shkuam për gjithçka ose asgjë. Një nga momentet më të mira në karrierën time", - tha mes të tjera Kuç për mediumin malazez “Vijesti”.

Gjatë karrierës së tij me Ballkanin e Therandës, pati mundësinë të luante me skuadra nga Ishujt Faroe, ndaj e dinte se çfarë të priste.

"Unë kam luajtur kundër skuadrave nga Ishujt Faroe kur isha në fanellën e Ballkanit dhe e dija se nuk do të ishte e lehtë. Ata janë një ekip solid dhe ne e filluam lojën më mirë se kundër Gjibraltarit. E kontrolluam ndeshjen.

Trajneri na tha para ndeshjes se ne duhet të jemi të durueshëm", tha Kuç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot