Giuntoli prezanton Tudorin si trajner të ri

- Bota Sot

Giuntoli prezanton Tudorin si trajner të ri

Para se të fillonte konferenca për shtyp e prezantimit të Igor Tudor si trajneri i ri i Juventusit, drejtuesi i sektorit teknik të bardhezinjve, Cristiano Giuntoli, mori fjalën për të sqaruar situatën rreth largimit të Thiago Motta:

“Dua ta falënderoj Thiago Motta dhe stafin e tij për punën e shkëlqyer gjatë këtyre muajve. Dua të sqaroj edhe marrëdhënien tonë me Thiago, e cila do të mbetet me shumë respekt dhe vlerësim të ndërsjellë.

Mbas deklaratave të mia, pas ndeshjes me Fiorentinën, morëm kohën e duhur për të reflektuar dhe vendosëm t’i japim një shtysë të re ekipit. E bëmë për të mirën e Juventusit.

Zgjedhja jonë menjëherë ra mbi Igor, kryesisht për cilësitë e tij teknike dhe morale.

Igor do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit, përfshirë edhe Kupën e Botës për Klube. Më pas do të takohemi dhe shpresa është që të vazhdojmë së bashku. Ne kemi shumë besim te skuadra, jemi optimistë për të ardhmen”.

Më pas, trajneri Igor Tudor mori fjalën për të dhënë komentet e tij të para, pas rikthimit te Juventusi, ku ka luajtur si fyutbollist dhe ka qenë ndihmës i Andrea Pirlos si trajner: “Para së gjithash, dua t’ju përshëndes të gjithëve. Dua të falënderoj drejtorin dhe klubin për këtë mundësi. Do të jap gjithçka për të mos zhgënjyer askënd.

Është emocionuese, sepse të gjithë do të donin ta drejtonin këtë klub.

Kam shumë dëshirë t’i arrij objektivat, besoj fort te kjo skuadër. Të mërkurën mbërritën të gjithë lojtarët nga kombëtaret, janë të lodhur, por nuk ka justifikime. Unë kurrë nuk kam kërkuar justifikime në jetën time. Kështu që, le t’ia fillojmë nga këtu”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot