Flick i jep pushim Raphinhas, mungon në ndeshjen e sotshme

- Bota Sot

Flick i jep pushim Raphinhas, mungon në ndeshjen e sotshme

Skuadra e Barcelonës sonte luan ndeshjen e mbetur në La Liga ndaj Osasunës.

Klubi katalunas ka publikuar listën e futbollistëve që do jenë për këtë ndeshje.

Në këtë listë mungon emri i sulmuesit të Kombëtares së Brazilit, Raphinhas.

Ai mungon për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare dhe trajneri Hansi Flick i ka dhënë pushim edhe pse ka arritur në Kataluni.

Inigo Martinez dhe mbrojtësi Cubarsi kanë marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor dhe janë në ekip për këtë ndeshje.

Kurse Ter Stegen, Christensen dhe Bernal mbetën të lënduar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot