Dinamo ka triumfuar përballë Partizanit në supersfidën e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.
Derbi i zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të dinamovitëve.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Baton Zabërgja. Falë një gabimi të Pano Qirkos, sulmuesi i Dinamos përfitoi dhe tundi rrjetën.
Ndërkohë që në minutën e 95-të, Domgjoni humbi një penallti, duke i hequr mundësinë të kuqve të barazonin.
Me këtë fitore, Dinamo arrin me pikë Egnatian kryesuese, duke shkuar në kuotën e 54 pikëve.
Në krahun tjetër, Partizani rrezikon seriozisht një vend në Final 4 pasi me 44 pikë mban vendin e katërt, me 4 pikë më shumë se Elbasani.