Arbër Abilaliaj pas humbjes në derbi: Ja pse penalltinë e goditi Domgjoni

- Bota Sot

Arbër Abilaliaj pas humbjes në derbi: Ja pse penalltinë e goditi Domgjoni

Dinamo ka triumfuar përballë Partizanit në supersfidën e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Derbi i zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të dinamovitëve.

Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i të kuqve, Arbër Abilaliaj.

“Duke pasur parasysh vështirësinë që kishte ndeshje, mendoj se bëmë mirë në momente të caktuar, por kishte momente që Dinamo lëvizte topin më lirshëm.

Dukë pasur parasysh rastet e pastra, më vjen keq. Keqardhje pasi në rastin e pastër e dhurojmë vetë, gabim individual. Edhe me zëvendësimet, hyrjen e Eleke që na dha forcë fizike.

Penalltia, pse u godit nga Domgjoni? Të them të drejtën edhe pse nuk marrim penallti, godasim në stërvitje.

Pas kaq shumë kohësh marrim një penallti në favor, gjuajtësit janë të parapërcaktuar. Kur nuk është Taipi, gjuan Mehmeti, kur s’është Mehmeti, e bën Domgjoni. Nuk është se Bintsouka shquhet për penallti. Dëshira është një gjë, por aftësia diçka tjetër.

Manovra e Dinamos ishte e konsoliduar dhe nuk kishte surpriza. Problemi ishte që fusha ishte shumë e shpejtë. E dyta nuk arritëm të bënim asimetri në krahun e majtë me Kekon dhe Domgjonin pasi ishim në kohëvonesë. Ka pasur momente që bëmë mirë. Realisht pjesën e ndërtimit e kishim bërë nga linjat anësore.

Keqardhje pasi gabimet individuale në 3-4 ndeshjet e fundit po na penalizojnë. Jam besimplotë për Final 4 edhe sot mund ta fitonim ndeshjen”, tha Abilaliaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot