Spektakël pa fitues në Rrogozhinë

- Bota Sot

Spektakël pa fitues në Rrogozhinë

Ka emocione dhe gola, por nuk ka fitues përballja mes Egnatias dhe Vllaznisë, që mbylli javën e 31-të të kampionatit Abissnet Superiore, përfundoi në barazim 2-2, me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë.

Në një orar të pazakontë në Rrogozhinë (për herë të parë luhej në orën 20:00) është zhvilluar një ndeshje e bukur dhe plot emocione mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Vendasit dominojnë pjesën e parë, të cilën e mbyllin në avantazh falë golit të shënuar nga Lushkja.

Shkodranët mundohen të reagojnë në pjesën e dytë, luajnë më mirë dhe gjejnë golin e barazimit me Malën.

Sfida ndizet në minutat e mbetura. Fernando kalon sërish në avantazh rrogozhinasit, por pak minuta më vonë shkodranët barazojnë me Grudën, që kthen në gol një penallti të fituar.

Mbyllet në barazim 2-2 një ndeshje e bukur dhe plot emocione mes Egnatias dhe Vllaznisë. Rrogozhinasit ngjiten në kuotën e 55 pikëve dhe kryesojnë kampionatin edhe pas javës së 31-të, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tretë tashmë me 51 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot