Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shpreh i kënaqur, pas barazimit 2 me 2 që skuadra e tij regjistroi në shtëpi ndaj Vllaznisë.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku durrsak deklaroi:
“Ne ndeshjet i përgatisim për të fituar. Por mendoj që edhe barazimi është rezultat pozitiv, e mbajmë kundërshtarin aty. Lufta është për 2 vendet e para. Unë jam i kënaqur, për atë çka dhanë çunat.
Përtej mungesave që kemi, besoj duhet të jemi të kënaqur të gjithë.
Te fraksioni i pjesës së dytë, e zbrita skuadrën më poshtë. Ishim tolerantë te ndërrimi i lojës. Jemi kapur disa herë në pjesën e parë, në tranzicion pozitiv. Në pjesën e dytë e udhëzova skuadrën që në 2/3 e fushën të ishim në ekuilibër.
Aleksi vjen mbas 1 muaji pushim, mendoj që bëri mirë, na ndihmoi, ishim të kushtëzuar, vetëm ato ndërrime kishim.
Orari vjen prej Ramazinit. Kam 13 lojtarë që agjërojnë, FSHF na ka ndihmuar te kjo pjesa e orarit të ndeshjes.
Që nga 10 ditshi i parë i marsit, skuadra ka një kurbë rënie fizike. Edhe Vllaznia ka lojtarë që agjërojnë. Kemi pasur shumë ngjeshje të ndeshjeve këtë vit, dhe kjo duket te lojtarët.
Lojtarët rikthehen të gjithë, nga ndeshja e radhës, grupi është i plotë. Voltai nuk do luajë më aty, por kam qenë i detyruar sot për shkak të zgjedhjeve. Nuk ka asnjë problem, ai është vetëm 21 vjeç dhe ishte për herë të parë si qendërmbrojtësi”, u shpreh Tetova.