Kukësi, Kastrioti dhe Korabi “luftë” për të shmangur “Play-Out” (RENDITJA)

- Bota Sot

Kukësi, Kastrioti dhe Korabi “luftë” për të shmangur “Play-Out” (RENDITJA)

Kategoria e Parë ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e javës së 29-të të kampionatit. Rezultatet të rëndësishme janë marrë nga disa skuadra, ndërsa tashmë është mësuar edhe skuadra e dytë që ka rënë matematikisht në Kategorinë e Dytë.

Në këtë javë më së shumti feston Vora, me këto të fundit që triumfuan ndaj Lushnjes 4-0 dhe hedhin një tjetër hap drejt titullit.

Skuadra e Arian Bellait vazhdon të kryesojë me 73 pikë, 5 më shunë se Flamurtari.

Vlonjatët u surprizuan në shtëpi nga Pogradecin, me kuqezinjtë që u mposhtën 2-1. Këtë javë ka ngecuar edhe Besa, me kavajasit që nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Burrelin. Ekipi i Emiliano Çelës ndodhet në kuotën e 62 pikëve, ndërsa Burreli i ndjek nga pas me 51 pikë.

Pogradeci pas triumfit ndaj Flamurtarit ngjitet në klasifikim dhe tashmë ndodhet në vendin e 5-të me 40 pikë. 3 pikë më pak ka Apolonia, e cila ngjitet në “Play-Off” pas fitores 2-1 me Kukësin në “Kukës Arena”.

Po kaq pikë ka edhe Lushnja, ndërsa pas fitores me Erzenin, Korabi shkon në kuotën e 32 pikëve. 1 më pak ka Kastrioti, ndërsa Kukësi ndodhet në vendin e 10-të me 28 pikë.

Valbona nga krahu tjetër është skuadra e dytë që bie nga Kategoria e Parë. Edhe pse tropojanët triumfuan ndaj Kastiotit sërish nuk ia dolën të shmangnin rënien direkte në Kategorinë e Dytë, me qëndrimin  tyre në të parën që zgjati vetëm 1 sezon.

Kështu Valbona shoqëron Erzenin në Kategorinë e Dytë, të cilët në javët e mbetura do të luajnë thjeshtë për formalitet, pasi matematikisht kanë mbyllur llogaritë me Kategorinë e Parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot