Vendimi i parë për sezonin 2025-26 erdhi nga takimi i Ligës i zhvilluar në Milano – për Superkupën e ardhshme të Italisë, ku konfirmohet formati me 4 ekipe.
Zgjedhja nënkupton lajme të mëtejshme – një ekip midis Empolit dhe Bolonjës, me siguri do të marrë pjesë në finalet me katër ekipe.
Formati në fakt parashikon pjesëmarrjen e dy skuadrave më të mira të Serisë A dhe finalistëve të Kupës së Italisë, një temë që nuk është dytësore, pasi, përveç së panjohurës për skuadrat që do të marrin pjesë në turne, ka edhe një tjetër pikëpyetje të madhe rreth edicionit të ardhshëm të Superkupës, ajo se ku do të luhet.
Pesë nga shtatë edicionet e fundit janë zhvilluar në Arabinë Saudite, por nuk është e sigurt që edhe edicioni i radhës do të ketë të njëjtin fat.
Arabia Saudite ka blerë të drejtat për të pritur dy nga katër Superkupat e ardhshme të Italisë dhe për këtë arsye ka mundësi të zgjedhë nëse do të jetë shtëpia e turneut sezonin e ardhshëm apo të “kapërcejë” një vit.
Kujtojmë se në edicionin e fundit të fituar nga Milani, fituesi arkëtoi rreth 20 milionë euro, ndaj edhe ekipeve pjesëmarrëse u leverdis organizimi në tokën arabike i turneut..