Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ka mohuar bisedimet me kombëtaren braziliane. Në një konferencë për shtyp përpara përballjes me Leganés, në xhiron e 29-të të La Liga-s, italiani hodhi poshtë mundësinë për të shkuar drejt Brazilit për të zëvendësuar Dorival Júnior.
Ancelotti është vënë në radarin e Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF) pas humbjes dërrmuese 4-1 të ekipit kombëtar ndaj rivalëve të Argjentinës në Buenos Aires. Dështimi e çoi ekipin e drejtuar nga Dorival në vendin e katërt në kualifikimet dhe e vuri trajnerin në një pozitë shumë të vështirë.
“Nuk më kujtohet të kisha folur me Ronaldon për këtë. Ne flasim për shumë gjëra të tjera, shihemi, por jo për këtë temë”, ka thënë Ancelotti.
Me Ancelottin nëmënjanë, Real Madrid do të vazhdojë ndjekjen e liderëve Barcelona këtë fundjavë. Skuadra e yjeve si Vini Jr dhe Mbappé mirëpret Leganés në Santiago Bernabéu të shtunën.