Capello: Napoli dhe derbi, kthesa përfundimtare e sezonit të kuqezinjve

- Bota Sot

Capello: Napoli dhe derbi, kthesa përfundimtare e sezonit të kuqezinjve

“Një sfidë e vështirë. Dhe nuk mund të ishte ndryshe…” Kështu e përshkruan Fabio Capello ndeshjen në “Maradona” për Milanin. Kuqezinjtë e Conceiçãos do të rifillojnë rrugëtimin në kampionat kundër Napolit të Antonio Contes, përpara se të zbresin në fushë për derbin e Kupës së Italisë ndaj Interit.

Dy ndeshje që janë analizuar nga ish-trajneri i Milanit në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”: “Napoli është shumë i fortë në goditjet standarde, para së gjithash. Dhe pastaj ka një lojtar në veçanti, që mund ta vërë në vështirësi formacionin e Conceiçãos; pikërisht McTominay.

Skocezi është shumë i aftë në depërtimet nga prapavija, ndërsa Milani vuan kryesisht në këto situata. Gjithashtu, nuk do të jetë e lehtë të përballojnë fuqinë fizike të Lukakut. Le të kthehemi te skenari i ndeshjes…

Kuqezinjtë nuk mund të luajnë një lojë pritjeje, por Napoli është shumë i aftë në mbylljen e hapësirave, sepse me Conten të gjithë sakrifikohen në mbrojtje dhe pastaj dinë të kundërsulmojnë. Do të jetë një test i vështirë për kuqezinjtë”.

Më pas vjen edhe derbi i Madonninës: “Ja, duke e shtyrë pak analizën, mund të themi se në dy apo tri ndeshjet e ardhshme, Milani do të njohë kthesën përfundimtare të sezonit të tij.

I vetmi avantazh për kuqezinjtë është fakti se nuk kanë shumë llogari për të bërë. Me këtë renditje, ‘Djalli’ mund dhe duhet vetëm të fitojë. Çdo gjë tjetër mund të konsiderohen thjesht fjalë boshe”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot