Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit vazhdon me fitore në Landesliga.
Fitorja e sotme është edhe një sinjal se kuqezinjtë janë shumë afër suksesit historik, hyrjes në Oberliga.
“FC Kosova Dusseldorf ka triumfuar me rezultat 0:2 në përballjen kundër DJK Fortuna Dilkrath!
Golat Arton Tolaj (52’) e Khalid Al Bazaz (62’).
Një paraqitje solide dhe një fitore e rëndësishme për ekipin tonë! Vazhdojmë me këtë ritëm!”, njofton FC Kosova.
Pas javës së 25-të, FC Kosova kryeson me 57 pikë e ka një ndeshje e tre pikë më shumë se VfL Jüchen-Garzweiler.