Ancelotti: Besojmë se gjithçka ishte në rregull, presim vendimin e UEFA-s

- Bota Sot

Ancelotti: Besojmë se gjithçka ishte në rregull, presim vendimin e UEFA-s

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka shprehur besimin e tij se hetimi i UEFA-s mbi sjelljen e disa lojtarëve të ekipit do të përfundojë në favor të klubit.

Real Madrid po hetohet nga UEFA për një shkelje të mundshme disiplinore pas fitores në Champions League kundër Atletico Madrid. Në qendër të hetimeve janë Antonio Rudiger, Kylian Mbappe, Dani Ceballos dhe Vinícius Jr., të cilët dyshohet se kanë pasur një sjellje të papërshtatshme.

Vendimi i UEFA-s mund të ndikojë në praninë e tyre në çerekfinalen e Champions League kundër Arsenal më 8 dhe 16 prill, pasi sipas raportimeve, mund të ketë pezullime.

UEFA nuk ka dhënë detaje mbi incidentin, por Atletico Madrid ka dorëzuar një ankesë, duke pretenduar se lojtarët e Real kanë provokuar tifozët e tyre me festime, çka ka çuar në tensione dhe hedhje objektesh nga tribunat.

Ancelotti e ka mbrojtur ekipin e tij, duke theksuar se lojtarët e tij nuk kanë bërë asgjë të gabuar.

"Ne besojmë se gjithçka ishte në rregull dhe shpresojmë që UEFA të marrë një vendim, por kemi besim se gjithçka do të përfundojë mirë", ka thënë tekniku italian. "Jemi të sigurt në vendimin e UEFA-s, pasi lojtarët thjesht festuan, kaq. Po presim vendimin, por lojtarët tanë nuk bënë asgjë të gabuar".



Lexoni të gjitha në Bota Sot