Mesfushori s’do të largohet, por Interi i vendos çmim!
Portali i njohur italian “FCInterNews” ka bërë me dije se ardhmja e Asllanit në “San Siro” nuk është vendosur ende.
Burime pranë portalit kanë bërë me dije se 23-vjeçari nuk ka ndër mend që të largohet nga Interi.
Por në këtë pikë ai duhet që të bëjë llogaritë me klubin, i cili e konsideron si të sakrifikueshëm nëse një tjetër skuadër troket me një ofertë që i afrohet shifrës së 30 milionë eurove.