Federata Kanadeze e Futbollit mbrohet: Jemi keqkuptuar!

- Bota Sot

Federata Kanadeze e Futbollit mbrohet: Jemi keqkuptuar!

Federata Kanadeze e Futbollit nuk ka qëndruar indiferente pas akuzave të rënda që i kanë shkuar nga Gjermania.

Institucioni në fjalë ka bërë me dije se ka mbajtur të përditësuar Bjaernin e Mynihut sa i përket gjendjes shëndetësore të lojtarit edhe pse realiteti tregon një tjetër histori.

Siç dihet Kanadaja, si vend organizator është i kualifikuar në Kupën e Botës 2026, por ky fakt nuk pengoi komisarin teknik Marsh që të aktivizonte Dejvisin në një ndeshje miqësore edhe pse kapiteni kishte ankuar dhimbje në muskuj dhe në gju.

“Ne kemi ndjekur të gjitha protokollet.

Kemi mbajtur kontakt me mjekët e Bajernit duke i përditësuar me gjendjen shëndetësore të lojtarit. Një gjë të tillë e tregojnë edhe raportet.

Jemi të gatshëm që të tregojmë edhe dokumentet të tjera për të larguar çdo keqkuptim”, tha për “The Athletic”, zëdhënësi i Federatës Kanadeze, Paulo Senra.



Lexoni të gjitha në Bota Sot