Ferizaj i Arsim Abazit vazhdon shkëlqimin si vendas, ndal tre pikë ndaj Dukagjinit

- Bota Sot

Ferizaj i Arsim Abazit vazhdon shkëlqimin si vendas, ndal tre pikë ndaj Dukagjinit

Ferizaj ka ndalur tre pikë domethënëse në luftë për të ikë nga zona e rrezikut por njëherit është edhe në garë të fortë për pozitën e katërt në elitën e futbollit të Kosovës.

Djelmoshat e kryetrajnerit të Arsim Abazi shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës.

Tre gola u shënuan në pjesën e dytë, ku nuk mungoi edhe shiu.

Në minutën e 51-të, Ardit Topalaj nga afërsia realizoi për 1:0.

Pas dy minutave (53’) Erion Sadriu i vetmuar e nga afërsia goditi furishëm duke shënuar në këndin epërm, 2:0,

Në minutën e 66-të, Vitor Hugo i Dukagjinit të Klinës, ka shënuar gol që rrallë herë shihet jo vetëm në stadiumet tona. 

Hugo nga rreth 30 metra goditi furishëm e topi futet nën traversë, ku portieri Petrit Terziu nuk kishte se çka të bënte.

Ferizaj renditet në vend të gjashtë me 35 pikë sa ka edhe Prishtina në të katërtin e Gjilani në të pestin, duke lënë paa, Suharekën me 32, Dukagjinin 32, Llapin 30 dhe Feronikelin 74 me 14 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot