Goditje horror ndaj Muçit! VAR ndërhyn në Turqi

- Bota Sot

Goditje horror ndaj Muçit! VAR ndërhyn në Turqi

Një ndërhyrje horror u pa ndaj Ernest Muçit, në ndeshjen që Beshiktash po luan përballë Gallatasarait. Ishte minuta e 33-të, kur Frankovski goditi sulmuesin shqiptar mes këmbëve.

Fillimisht gjyqtari i ndeshjes u mjaftua me karton të verdhë. Muçi po merrte ndihmë nga stafi mjekësor, ndërsa VAR e thërriti kryesorin për të riparë pamjet.

Më pas vendimi ndryshoi, duke nxjerrë Frankovskin me karton të kuq. Muçi ia doli ta vazhdojë ndeshjen pa probleme.

Kjo ndeshje është dhe supersfida e javës në Superligën turke. Beshiktash i vendit të katërt kërkon t’i prishë punë Gallatasarait, që lufton për titullin kampion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot