Kërkon fitoren në debutim

- Bota Sot

Kërkon fitoren në debutim

Skënder Gega është rikthyer te Partizani, duke marrë mbi super përgjegjësinë e “shpëtimit” të këtij sezonit të të kuqve.

Një rikthim i bujshëm i 61-vjeçarit, i cili ka një të shkuar të artë në krye të kryeqytetasve, me të cilët fitoi titullin në sezonin 2018-2019.

Tashmë Gega do të debutojë në stolin e “Demave” në aventurën e dytë, ndërsa synon rikthimin te fitorja të Partizanit. Tropojani nuk ka patur shumë kohë në dispozicion për të parë më detajisht ekipin, por 2 ditët e fundit ka zhvilluar stërvitjen.

Por ajo që mban “pezull” formacionin ndaj Laçit, duel që do të luhet ditën e sotme në orën 17:00 në “Arenën e Demave” është Kote dhe Gudjufi.  Lojtarët kanë ende probleme dhe për aktivizimin e tyre do të vendoset vetëm pak para takimit.

Gjasat janë të mëdha që këto 2 futbollistë të mos luajnë, pasi vetëm pak orë na ndajnë nga sfida. Gjithsesi Gega ka “ideuar” formacionin me të cilët mund të luajë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot