Mark Iuliano rikthehet të flasë për kontaktin e diskutueshëm në zonë me Ronaldo “fenomenin”, i cili më 26 prill të vitit 1998 shkaktoi polemika që nuk u shuan kurrë.
“Nuk ishte një faull. Është e gjitha interpretim. Unë mbetem i bindur se arbitri Ceçarini e peshoi episodin si duhet. Unë mbeta i palëvizur, mora një pozicion. Ronaldo, me shpejtësinë e tij të çmendur, erdhi dhe u përplas mbi mua.
Nuk kisha asnjë synim që të bëjë faull. Thënë kjo, më duket si mungesë respek ti, si për madhështinë e Ronaldos, ashtu edhe për mua, për ata që insistojnë që ne të dy të kujtohemi vetëm për atë moment.
Ajo që ndodh në fushë përfundon në fushë. Gjatë këtyre viteve unë dhe Ronie jemi takuar disa herë dhe nuk kemi folur kurrë për këtë episod. Ronaldo ishte një sulmues i jashtëzakonshëm, më i madhi me të cilin jam përballur ndonjëherë. Ata që e duan futbollin do të donin që Ronaldo të luante përgjithmonë.
Ajo Juve e 1998, megjithatë, ishte më e fortë se Interi. Ata kishin Ronaldon, ne kishim Zidane dhe Del Piero, dhe ne ishim më shumë një ekip”, ka thënë mes të tjerash ish-mbrojtësi bardhezi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.