Lecce pësoi disfatë 1-0 nga Roma në shtëpi, në ndeshjen e Serie A. Në këtë takim, titullar për vendasit në “Via dell Mare” ishte edhe mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani.
Ramadani dha mendimin e tij për sfidën, menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit, ndërsa u ndal edhe te aspekti personal.
‘Ishte një ndeshje e vështirë, u përpoqëm të luanim nga mbrojtja, por ata hodhën disa topa të rrezikshëm në thellësi. Krijuam disa raste për të shënuar, bëmë një paraqitje të mirë, por nuk u shpërblyem me rezultat.
Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për mua, kam punuar në heshtje. Kisha një problem me shpinën, tani ndihem më mirë dhe mendoj vetëm për të arritur rezultate pozitive me Lecce.
Na kanë mbetur edhe 8 ndeshje. Pavarësisht se kush luan, duhet të qëndrojmë të bashkuar.
Duhet të kemi shpirtin e duhur. Edhe vitin e kaluar ishim në vështirësi, por qëndruam të bashkuar.
Nuk duam ta lëshojmë mbijetesën në Serie A nga duart. Që nga ndeshja me Venezia nuk duhet të flasim, vetëm të përqendrohemi në fushë dhe të marrim rezultatet e duhura”, tha Ramadani.