Lojtari nga Kosova vlerësohet me notën 10 në kampionatin çek

- Bota Sot

Lojtari nga Kosova vlerësohet me notën 10 në kampionatin çek

Qëndrim Zyba ka zhvilluar ndeshjen më të mirë deri më tani me fanellën e Slovan Liberecit nga Çekia.

Mesfushori nga Kosova ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren që skuadra e tij e arriti 0-4 në udhëtim te Slovacko.

24-vjeçari asistoi një herë dhe realizoi dy gola të tjerë për t’i dhuruar një tre pikësh të artë Liberecit në luftë për një vend që i dërgon në Evropë sezonin e ardhshëm.

Vetëm pas 13 minutave lojë, Zyba asistoi te Krollis i cili shënoi për 0-1.

Ndërkohë në minutën e 29-të suharekasi shënoi nga penalltia duke e trefishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Qershia mbi tortë erdhi në minutën e 36-të, kur Zyba realizoi golin e dytë personal dhe më të mirin në ndeshjen.

Pas paraqitjes së sotme, Zyba u vlerësua me notën 10-të nga SofaScore.

Mesfushori dardan së fundmi ishte pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës dhe duket se rikthimi te Dardanët i ka dhënë motiv atij duke shkëlqyer me Liberecin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot