Ndeshja e sotme mes Partizanit dhe Laçit shënon edhe debutimin e Skënder Gegës në stolin e të kuqve pas kthimit të tij në drejtimin e kësaj skuadre .
Por nuk do të jetë një ndeshje shumë e thjeshtë për trajnerin, pasi të kuqtë vijnë nga një seri rezultatesh ku kanë ecur me hap ekipi mbijetesë.
Edhe Laçi, kundërshtari i sotëm, është në pozita të vështira në klasifikim pasi në ndeshjet e fundit ka filluar të rrëshqasë përsëri drejt zonës së rrezikshme.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Mehmeti, Eleke, Padstrelau, Kote, Preka, Bintsuka, Taipi, Sembene, Domgjoni
Trajner: Skënder Gega
LAÇI: Molla, Lleshi, Tresa, Bullari, Myrta, Bibo, Manellari, Prodani, Mjaki, Opeh, Kristian
Trajner: Françesko Moriero.