Kristian Shpendi është rikthyer te goli me Çezenën, pasi nuk shënonte në 12 ndeshjet e fundit ku është aktivizuar.
Sulmuesi shqiptar shënoi në pjesën e dytë, ndërsa skuadra e tij po humbet 1:2 përballë Juve Stabias.
Ndeshja ka vlerë për javën e 31-të në Serinë B dhe goli i Shpendit futi sërish në lojë skuadrën e tij.
Ftesa nga Silvinjo ka munguar dhe pse Shpendi është një nga golashënuesit më të mirë në Serinë B.
Ky ishte goli i 11-të për të gjatë kampionatit, teksa për një periudhë humbi ndeshje për shkak dëmtimi.