Skënder Gega rikthehet me fitore te Partizani

- Bota Sot

Skënder Gega rikthehet me fitore te Partizani

Partizani ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Arena e Demave”.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 32-të të Superiores dhe të kuqtë dolën nga kriza e rezultateve, falë golit të Elekes në pjesën e parë.

Kjo ishte dhe ndeshja e debutimit për Skënder Gegën, pas rikthimit në familjen e kuqe. Partizani ndodhet në vendin e katërt me 7 pikë më tepër se Elbasani, që përballet nesër me Tiranën.

Laçi mbetet në krizë me trajnerin Françesko Moriero. Aktualisht mban vendin e parafundit në renditjen e Superiores.



Lexoni të gjitha në Bota Sot