Blessing Eleke: Ja përse zgjodha të vija tek ky klub

- Bota Sot

Blessing Eleke: Ja përse zgjodha të vija tek ky klub

Partizani fitoi në shtëpi përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Arenën e Demave”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, autori i golit Blessing Eleke.

“Jam shumë i lumtur me skuadrën. Gjëja më e rëndësishme është që jam kthyer me skuadrën. Sot fillova me skuadrën si titullar, sepse që kur kam ardhur këtu kam pasur disa probleme me dëmtimet dhe sot kam ndihmuar skuadrën që të fitojë ndeshjen.

Jam i lumtur me performancën e skuadrës, sepse presim këto mundësi për të marrë pikë. Unë vlerësoj çdo gjë te skuadra sepse luajtën shumë fort sot. Tek momenti i golit pata një problem.

Disa probleme të vogla që më erdhen nga fusha, mora një goditje nga portieri kur shënova golin, por jam gati.

Si e njeh klubin e Partizanit? Kam parë historinë e Partizanit, disa lojtarë që kanë luajtur këtu më përpara. Mendoj se është një skuadër që ka objektiv titullin kampion gjithmonë. Për këtë arsye jam këtu, jam i lumtur që jam te Partizani”, tha Eleke.



Lexoni të gjitha në Bota Sot