“El Nacional” raporton se Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë Barcelonës 100 milionë euro për të sjellë në “Etihad” në verë mesfushorin e talentuar katalanas, Pedri.
Mesfushori spanjoll pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, i cili iu ka kërkuar drejtuesve të City-t të nisin bisedimet me Barcelonën për të tentuar transferimin e 22-vjeçarit.
Pavarësisht ofertës shumë të mirë ekonomike të Manchester City, duket shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur që Barcelona të heq dorë prej Pedri-t.
Kontrata e Pedri-t skadon në vitin 2030 dhe Barcelona ka vendosur si klauzolë për lirimin e tij shifrën 1 miliard euro.
Gjithsesi, pavarësisht interesimit të City-t, te Barcelona janë të qetë pasi janë të bindur që Pedri do vazhdojë me ta për shumë vitë të tjera.