Futbollisti 21-vjeçar ndërron jetë në fushë

- Bota Sot

Futbollisti 21-vjeçar ndërron jetë në fushë

Një tragjedi ka goditur futbollin grek, pasi ka humbur jetën futbollisti 21-vjeçar i Atromitos Piraeus, Alex Bangse.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes së së shtunës kundër Ikaros Kallithea i riu ndjeu dhimbje dhe u rrëzua.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekut të ndeshjes dhe anëtarëve të skuadrës, të cilët tentuan ta risjellin në jetë, ndërsa u përdor edhe një defibrilator.

Futbollisti 21-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë, me puls ende por pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të mjekëve për rreth një orë, ai nuk mundi të mbijetonte, duke përhapur trishtim në të gjithë futbollin grek.



Lexoni të gjitha në Bota Sot