Reali gjen pasardhësin e Ancelottit në Itali!
Reali i Madridit duket se e ka gjetur në Itali trajnerin e ri, sigurisht në rast se Ancelotti largohet nga skuadra në fund të sezonit.
Sipas mediave spanjolle, Florentino Perez ka zgjedhur një emër surprizë, nëse do të jetë i detyruar që të bëjë ndryshime në stol.
Cesc Fabregas është i përzgjedhuri i drejtuesve madrilenë për të marrë drejtimin e skuadrës nëse Ancelotti vendos të largohet.
Fabregas, po bën shumë mirë në krye të Comos në Serinë A, në eksperiencën e tij të parë në krye të një skuadre.