Monitoron dy lojtarë

- Bota Sot

Monitoron dy lojtarë

“Het Laatste Nieuws” ka zbuluar emrat e dy talenteve që po kërkon Bayern për merkaton e verës. Ata janë shumë të rinj, por premtues për të ardhmen e tyre futbollistike.

Objektivi i parë është 17-vjeçari Konstantinos Karetsas, ndërsa i dyti është 16-vjeçari Lucca Brughmans. Greku Karetsas luan për Genk në kampionatin belg, ku ka bërë 25 paraqitje, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asiste.

Vlera e tij aktuale sipas Transfermarkt është 13 mln euro. Ky do të ishte një investim për të ardhmen e bavarezëve, jo për ekipin A aktual.

Talenti grek debutoi me kombëtaren helene në ndeshjen e humbur 1-0 përballë Skocisë në Nations League, duke u bërë lojtari më i ri debutues në historinë e Greqisë. Për të kanë interes edhe Chelsea, Interi dhe Atalanta. Kontrat e tij aktuale skadon në vitin 2027.

I dyti në radhë që po ndiqet nga Bayern, Brughmans, gjithashtu luan te Genk. Ai është belg dhe konsiderohet portieri i së ardhmes. Trajneri Vincent Kompany ka kontakte direkte me familjen e tij.

Kontrata e tij me klubin belg skadon në 2026 dhe do të jetë e thjeshtë për t’u transferuar, edhe pse ende nuk ka debutuar si profesionist, por vetëm me skuadrën U19 në UEFA Youth League.

Edhe pse ka pësuar 16 gola në 8 ndeshje, duke ruajtur vetëm një herë portën të paprekur, vlera e portierit brenda pak javësh ka shkuar në 400 mijë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot